Skuadrat kërkojnë të rikthehen te tre pikët, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Tirana-Teuta

Skuadrat kërkojnë të rikthehen te tre pikët, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Tirana-Teuta

15:13, 16/09/2022

Tirana pret në “Selman Stërmasi” Teutën në sfidën hapëse të javës së 5-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren.

Të dy trajnertët kanë zgjedhur titullarët e tyre dhe duket se nuk ka surpriza në formacione.

Kampionët në fuqi duan ta quajnë veten pretendentë dhe kështu kërkojnë me ngulm tre pikët pas atij barazimi pa gola në Kamëz kundër Kastriotit.

Nga ana tjetër dhe durrsakët duan të gjejnë fitoren e parë për këtë sezon dhe me ardhjen e trajnerit Bledi Shkëmbim, do të kërkojnë që të quhen pretendent për këtë sezon.

Ndeshja do të startojë në 16:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Aleksi, Ismajlgeci, Deliu, Kallaku, Limaj, Hasani, Xhixha, Patrik.

Trajner: Orges Shehi.

TEUTA: Qirko, Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Beqja, Karabeci, E. Vila, Boçi, L. Vila, Hebaj.

Trajner: Bledi Shkëmbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco