Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Messi lë pas CR7, ylli argjentinas then dy rekorde me golin e tij në Champions League

Messi lë pas CR7, ylli argjentinas then dy rekorde me golin e tij në Champions League

10:47, 15/09/2022

Paris Saint-Germain fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Maccabi Haifa, në ndeshjen e dytë të Grupit H të Champions League në stadiumin Sammy Ofer.

Skuadra Maccabi Haifa kaloi në epërsi në minutën e 24-të të ndeshjes me golin e shënuar nga Cheru.

Por ishte Lionel Messi i cili iu përgjigj këtij goli në minutën e 37-të, gol me të cilën ylli argjentinas shkroi emrin e tij në histori me gërma të arta, pasi ai ka shënuar me 39 skuadra të ndryshme duke lënë pas dhe Cristiano Ronaldon dhe duke vendosur një rekord në fushë. Gjithashtu Messi u bë lojtari i parë që shënon gol në Champions League për 18 sezone radhazi.

Kujtojmë që dy golat e tjerë për skuadrën parisiene u realizuan nga Mbappe dhe Neymar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco