Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

FOTO-VIDEO/ 4 shtator 2004, 18 vite nga dita kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe

FOTO-VIDEO/ 4 shtator 2004, 18 vite nga dita kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe

10:18, 04/09/2022

Më 4 shtator 2004 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” u luajt ndeshja Shqipëri-Greqi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Gjermani 2006”.

Grekët vinin asokohe si kampionë të Europës, por në kryeqytetin shqiptar u mundën me rezultatin 2-1.

Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Ervin Murati dhe Ardian Aliaj, teksa në fund festa ishte e madhe, ku tifozët mbushën rrugët e Tiranës dhe të gjithë vendit.

Edhe pse në ndeshje nuk pati incidente, një emigrant shqiptar u vra nga një tifoz grek në ishullin Zakiso pas përfundimit të sfidës së futbollit Shqipëri-Greqi. Gramoz Palushi u qëllua me thikë gjatë një grindjeje të një grupi tifozësh grekë me një grup shqiptarësh, të cilët po festonin fitoren e Shqipërisë.

Ndonëse kanë kaluar plot 18 vite, ajo mbetet një ndeshje që mbahet mend edhe sot e kësaj dite nga tifozët shqiptarë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco