Milani arrin marrëveshjen me Wolfsburgun për mesfushorin

Milani arrin marrëveshjen me Wolfsburgun për mesfushorin

20:18, 31/08/2022

Aster Vranckx do të jetë lojtari më i ri i “Djallit”, me 19-vjeçarin që mbrëmjen e sotme do të mbërrijë në Milano.

Mëngjesin e nesërm mesfushori pritet të kryejë të gjitha vizitat mjekësore, për të hedhur më pas firmën në kontratë.

Lojtari i Wolfsburg kalon te “kuqezinjtë” 1+4, pra në formë huazimi për një sezon me mundësinë e nënshkrimit për 4 vite në rast se blihet përfundimisht nga klubi gjerman.

Për huazimin e 19-vjeçarit Milani ka paguar plot 1.5 milionë euro dhe më pas nëse do e blejë italianët do i paguajnë Wolfsburg-ut 12 milionë euro plus bonuse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco