Barcelona në kaos/ Christensen dhe Kessie mund të largohen nëse nuk federohen

Barcelona në kaos/ Christensen dhe Kessie mund të largohen nëse nuk federohen

12:00, 11/08/2022

Andreas Christensen dhe Franck Kessie mund të largohen nga Barcelona si lojtarë të lirë nëse nuk federohen para debutimit të skuadrës në kampionat, të shtunën kundër Rayo Vallecanos.

 Dy lojtarët, që erdhën me parametër zero këtë verë, respektivisht nga Chelsea dhe Milan, tre ditë para fillimit të sezonit të ri, nuk janë federuar akoma në kampionatin spanjoll.

Sipas “ESPN”, nëse nuk federohen para ndeshjes hapëse të sezonit të Barçës kundër Vallecanos, atëherë të dy lojtarët mund të aktivizojnë një klauzolë të kontratës, që i lejon të largohen si lojtarë të lirë nga klubi blaugrana. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco