Fitore e thellë ndaj Palermos, Torino kalon në 1/16-tat e Kupës së Italisë

Fitore e thellë ndaj Palermos, Torino kalon në 1/16-tat e Kupës së Italisë

08:38, 07/08/2022

Torino ka siguruar raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Palermos.

Një sfidë e dominuar e gjitha nga vendasit, megjithatë do të duhej minuta e 54’ që të realizohej goli i parë.

Ishte Lukic ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dha avantazhin ekipit të trajnerit Juric. Vetëm pesë minuta më pas do të ishte Radonjic ai që do të realizonte, megjithatë pas një verifikimi në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë në minutën e 74’ Radonjic mundi që të realizonte golin e dytë për vendasit. Pellegri nga ana tjetër, vulosi rezultatin e ndeshjes, duke shënuar golin e tretë për Torinon në minutën e 79’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco