Aksident i rëndë në pistën e Suzuka, në rrezik për jetën piloti britanik

Aksident i rëndë në pistën e Suzuka, në rrezik për jetën piloti britanik

22:31, 06/08/2022

Bota e motorëve është duke u lutur në këto momente për jetën e Gino Rea. Piloti anglez ndodhet në gjendje të rëndë pas një përplasjeje shumë të keqe në seancën e dytë të provave të lira të “Suzuka 8 Hours” .

Rea u transportua menjëherë pa ndjenja me helikopter në spital dhe sipas disa burimeve jozyrtare, ai do t’i nënshtrohet disa operacioneve në kokë, mushkëri dhe brinjë.

Sipas Speedweek, 32-vjeçari britanik mund të jetë tradhtuar nga një dështim i frenave dhe helmeta e tij u shkatërrua plotësisht kur komisarët e parë mbërritën për ta shpëtuar.

Policia japoneze ndërkohë ka hapur një hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco