Dortmundi e nis mbarë, por festën e prish dëmtimi i zëvendësuesit të Haaland

Dortmundi e nis mbarë, por festën e prish dëmtimi i zëvendësuesit të Haaland

21:16, 06/08/2022

Borussia e Dortmundit e nis sezonin me fitore, pasi mposhti minimalisht 1-0 Bayer Leverkusenin në “Signal Iduna Park”.

Verdhezinjtë e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit, që në minutën e 10’ me anë të kapitenit Marco Reus, megjithatë mund të themi se ishte një fitore me goxha kosto.

Kjo pasi zëvendësuesi i Erling Haaland, Karim Adeyemi, u dëmtua në mesin e pjesës së parë dhe u largua nga fusha, teksa te Borussia presin me padurim ekzaminimet mjekësore, për të mësuar më tepër mbi kohën e rikuperimit.

Sa i përket sfidës, në një stadium të mbushur plot nga tifozeria verdhezi, gjithçka ishte e balancuar, pasi edhe Leverkusen pati mundësitë e veta, megjithatë Marco Reus shtyu në rrjetë një top të mbetur mbi vijën fatale dhe u dha tre pikët të tijve në ndeshjen e parë.

Tani drejtuesve të Dortmundit u mbetet të hidhen në merkato për të gjetur një sulmues, pasi të dy që ka marrë këtë verë, janë momentalisht të dëmtuar dhe nuk ka një afat konkret rikuperimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco