Ferhan Hasani vendos rekordin historik në Conference League

Ferhan Hasani vendos rekordin historik në Conference League

17:59, 06/08/2022

Mesfushori nga Tetova, Ferhan Hasani, u transferua me bujë sezonin e shkuar te skuadra e Partizanit, por nuk arriti të linte gjurmë, pasi “Demat e Kuq”, që asokohe drejtoheshin nga Ilir Daja, nuk i besuan cilësive të 32-vjeçarit, i cili numëroi vetëm 12 paraqitje, pjesën më të madhe të tyre e nisi nga stoli.

Pas largimit të Partizani, Hasani, vendosi të rikthehej te Shkëndija e Tetovës, ku ka marrë sërish rolin e liderit, teksa i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Madje “Buba”, arriti të realizonte në sekondën e 27-të në duelin e turit të tretë të Ligës së Konferencës ndaj suedezëve të AIK, duke vendosur kështu rekord historik në këtë kompeticion.

Ky është dhe goli më i shpejtë i shënuar në këtë turne, duke thyer rekordin e Fredi Drujif të Rapidit të Vjenës, i cili kishte shënuar në sekondën e 32-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco