Marcos Alonso është gjithnjë e më pranë kalimit te Barcelona

Marcos Alonso është gjithnjë e më pranë kalimit te Barcelona

14:02, 06/08/2022

Futbollisti i Chelseat, Marcos Alonso është gjithnjë e më pranë transferimit te Barcelona.

Barcelona dëshiron të përfitojë nga fakti që Chelsea njoftoi transferimin e Marco Cucurella-s, për shkak se klubi londinez ka tre lojtarë në pozicionin e krahut të majtë.

Alonso ishte nën hijen e Ben Chilwell vitin e kaluar dhe me ardhjen e Cucurella-s është e qartë se do të ketë edhe më pak minuta dhe për këtë arsye dëshiron të largohet nga klubi.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Barcelona dhe Chelsea janë duke negociuar detajet përfundimtare dhe transferimi do të kushtojë rreth 10 milionë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco