VIDEO/ Suarez rikthehet me gol te Nacional, i gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për të

VIDEO/ Suarez rikthehet me gol te Nacional, i gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për të

13:06, 06/08/2022

Luis Suarez është bërë protagonist në fitoren 3-0 të Nacional përballë Rentistas në kampionat, ku shënoi një gol dhe humbi një penallti në minutat e fundit të takimit.

Në minutën e 58’, uruguaiani gjeti topin pas një krosimi nga goditja e këndit dhe me kokë e dërgoi atë në rrjetë duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 84’, ai kishte mundësinë të shënonte një dy-golësh personal, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i parë i Suarezit në rikthimin e tij te Nacional, pas 16 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco