Shtrohet në spital, Brazili në ankth për kampionin e Botës si futbollist dhe si trajner

Shtrohet në spital, Brazili në ankth për kampionin e Botës si futbollist dhe si trajner

14:36, 28/07/2022

I gjithë Brazili në ankth për Mario Zagallon, legjendën e “Selecaos”, kampion bote si futbollist dhe trajner.

Sipas raporteve të shtypit lokal, Zagallo u shtrua në një spital në Barra da Tijuca, në periferi të Rio de Janeiro, për një infeksion.

Ish-trajneri, tashmë thuajse 91 vjeç, ndodhet në gjendje të qëndrueshme në repartin e terapisë gjysmë intensiv.

“Zagallo është i kthjellët dhe nuk ka nevojë për aparat të frymëmarrjes”, thuhet në një shënim të spitalit, duke specifikuar gjithashtu se ai është negativ për Covid.

Si futbollist, Zagallo fitoi Kupat e Botës në vitet 1958 dhe 1962, ndërsa si trajner udhëhoqi Brazilin drejt suksesit në Botërorin 1970, në finalen kundër Italisë.

Në të tria skuadrat, “ylli” ishte miku i tij i madh, Pele, i cili menjëherë dërgoi një mesazh urimi në rrjetet sociale: “Shoku im i madh, e di që po kalon një kohë të vështirë, por nga këtu po të dërgoj energji pozitive, i rikuperuar plotësisht, me të njëjtën forcë si kurrë! Forca, ujk i vjetër!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco