Luhen sot ndeshjet e kthimit të Conference League, 5 skuadra shqiptare synojnë kualifikimin

Luhen sot ndeshjet e kthimit të Conference League, 5 skuadra shqiptare synojnë kualifikimin

13:00, 28/07/2022

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës, teksa në fushën e blertë në mbrëmje do të zbresin 5 skuadra shqiptare.

Skuadra e parë shqiptare që do të luajë mbrëmjen e sotme është Vllaznia, e cila në orën 19:30 do të ketë përballë Universitatea Craiovën në transfertë. Ndeshja e parë ka përfunduar me barazimin 1-1.

Në orën 20:00, Laçi do të presë në stadiumin “Elbasan Arena” ekipin e Petrokubit. Takimi i parë ka përfunduar me shifrën e bardhë 0-0.

Në orën 20:00, e ka radhën dhe Shkëndija, e cila kërkon të ruajë fitoren e ndeshjes së parë me rezultatin 2-1 ndaj Valmierës.

Në po të njëjtën orë, Drita do të sfidojë në shtëpi belgët e Antverpit. Dueli i parë përfundoi me shifrat 0-0.

Në orën 21:00 do të zbresin në fushë kampionët e Shqipërisë, Tirana, e cila do të kërkojë kualifikimin në Mostar ndaj Zrinjskit. Takimi i parë përfundoi me rezultatin minimal 0-1.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco