FOTO/ U diagnostikua me tumor, Haller reagon për gjendjen e tij shëndetësore

FOTO/ U diagnostikua me tumor, Haller reagon për gjendjen e tij shëndetësore

14:08, 22/07/2022

Sebastian Haller rikthehet për të përditësuar fansat e tij në rrjetet sociale, dy ditë pas diagnostikimit të një tumori testicular që tronditi Borussia Dortmund-in dhe gjithë botën e futbollit.

Sulmuesi i Bregut të Filidshtë, i cili mbërriti nga Ajax në fillim të korrikut për të zëvendësuar Erling Haaland, postoi një foto duke buzëqeshur nga shtrati i spitalit.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju bëja me dije se hapi i parë ka përfunduar. Do të doja të falenderoja Durtmundin dhe ekipin mjekësor që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua. Një falenderim i përzemërt gjithashtu për të gjithë stafin infermieror për mbështetjen.”

Image

Sipas “Bild”, në ditët në vijim pasqyra klinike do të jetë më e qartë dhe mund të përcaktohen hapat e ardshëm dhe koha e rekuperimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco