Roma nuk ndalet në merkato, italianët piketojnë mbrojtësin e PSG-së

Roma nuk ndalet në merkato, italianët piketojnë mbrojtësin e PSG-së

12:39, 22/07/2022

Zyrtarizimi i Christophe Galtier në stolin e Parris Saint-Germain, ka bërë që shumë lojtarë të mendojnë të ardhmen e tyre larg Parisit.

Një prej tyre është edhe Georginio Wijnaldum, i cili po ndjek me interes të gjitha ofertat në drejtim të tij.

Së fundmi, në skenë është shfaqur edhe Roma e Jose Murinho-s. Italianët kanë nisur kontaktet e para dhe e shohin si një opsion të përshtatshëm në mesfushë, sidomos në rast largimi të Jordan Veretout.

Roma ka bërë me dije se nuk kërkon të paguajë për momentin, por bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit dhe tani mbetet për t’u parë nëse kampionët e Francës do ta aprovojnë diçka të tillë, por mbi të gjitha, kryesori në këtë mes është vetë mesfushori holandez.

31-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2024-ës dhe Roma ka shumë kundërshtarë në garë për ishin e Liverpool, madje edhe nga Italia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco