Monza e papërmbajtshme në merkato, ja cilat janë dy blerjet e radhës

Monza e papërmbajtshme në merkato, ja cilat janë dy blerjet e radhës

11:40, 22/07/2022

Monza nuk po ndalet në këtë merkato vere. Andriano Galliani ka bërë edhe dy përforcime të tjera për ekipin e tij. Gianluca Caprari dhe Filippo Ranocchia janë dy afrimet më të reja të klubit të Berlusconit.

Ka qenë vetë klubi i Monzës që ka bërë public lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Për sa i përket transferimit të Caprarit, ai vjen në formë huazimi me detyrim blerje nga Hellas Verona.

Po në formë huazimi, por këtë herë të thjesht transferohet edhe Filippo Ranocchia nga Juventusi. Monza po punon gjithashtu të afrojë nga Napoli edhe sulmuesin Andrea Petagna. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco