Garë mes dy klubeve të njohura italiane, Nedim Bajrami në kërkim të një aventure të re

Garë mes dy klubeve të njohura italiane, Nedim Bajrami në kërkim të një aventure të re

11:22, 22/07/2022

Pas Kristjan Asllanit, Empoli është gati të shesë një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, që po ndiqet ne interes nga Fiorentina dhe dy klubet kanë nisur tashmë negociatat për transferimin e tij në Firenze.

Bajrami vlerësohet shumë nga trajneri i ri i Empolit, Paolo Zanetti, që e cilëson perfekt për skemat e tij, megjithatë përballë ofertës prej 10 milionë eurosh nga klubi tjetër toskan, vështirë se presidenti Corsi do të rezistojë.

Mediat italiane raportojnë se Empoli është treguar i gatshëm të heqë dorë nga Bajrami për 10 milionë euro, megjithatë i ka vënë kusht Fiorentinës që të nxitojë, në mënyrë që klubi të ketë mundësi të gjejë zëvendësuesin pa u mbyllur merkatoja.

Bajrami simpatizohet shumë nga trajneri Vincenzo Italiano, që e sheh si profilin ideal për të luajtur qoftë si mesfushor anësor në skemën 4-3-3, qoftë si fantazist në 4-2-3-1, ndaj në ditët e ardhshme pritet që drejtuesit e Fiorentinës të kënaqin pretendimet e Empolit për të marrë kartonin e 23-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco