Darwin Nunez më në fund tregoi pse vlen 100 milionë euro, shkatërroi Leipzigun me katër gola

Darwin Nunez më në fund tregoi pse vlen 100 milionë euro, shkatërroi Leipzigun me katër gola

10:57, 22/07/2022

Mbrëmë skuadra e Liverpoolit ka mposhtur Lajpcigun me rezultat 5:0 në një ndeshje miqësore dhe ai që ka shkëlqyer veçanërisht ishte sulmuesi i ri i Reds nga Uruguai, Darwin Nunez.

Nunez ka shënuar katër gola dhe duke treguar kështu pse është paguar 100 milionë euro.

Liverpool kishte epërsi 1:0 pas 45 minutave të para, ndërsa golin e vetëm për kuqezinjtë në pjesën e parë e shënoi Salah në minutën e tetë pas asistimit të Firminos.

Pas vetëm tre minutash në fushë në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 48-të, Nunez shënoi golin e parë për Liverpoolin, ndërsa tre minuta më vonë pas asistimit të Arnoldit shënoi për 3.0.

Liverpool kontrolloi avantazhin dhe më pas Nunez shënoi dy gola të tjerë para përfundimit të lojës. Ai fillimisht shënoi në minutën e 68-të pas një asistimi të Eliott-it, dhe shënoi finalen 5:0 në minutën e 90-të me golin e tij të katërt.

Liverpooli do të luajë ndeshjen e radhës miqësore kundër Salzburgut dhe më pas do të ketë një ndeshje Community Shield kundër Manchester Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco