Lingard mbetet në Premier League, sulmuesi firmos me klubin e njohur anglez

Lingard mbetet në Premier League, sulmuesi firmos me klubin e njohur anglez

10:22, 22/07/2022

Jesse Lingard mbetet në Premier League. Sulmuesi anglez, të cilit i përfundoi kontrata me Manchester United, ka zgjedhur të vijojë karrierën te skuadra e sapo-ngjitur në elitën e futbollit, Nottingham Forest.

Futbollisti ka firmosur vetëm për një sezon me Nottingham, teksa mediat britanike bëjnë me dije se palët kanë një marrëveshje për rinovimin e kontratës, nëse skuadra do t’ia dalë të mbijetojë në Premier League.

Jesse Lingard kishte oferta nga klube të shumta, përfshi edhe West Hamin, ku shkëlqeu dy vite më parë, por zgjodhi Nottingham, pasi dëshiron të luajë rregullisht, me shpresën e një ftese për në Botërorin e Katarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco