I pavaksinuar në SHBA? US Open merr vendimin për Djokovic

I pavaksinuar në SHBA? US Open merr vendimin për Djokovic

08:55, 22/07/2022

Novak Djokovic, fituesi i Wimbledon duket se nuk do të mund të marrë pjesë në turneun e radhës atë të US Open. Shetet e Bashkuara të Amerikës nuk lejojnë në territorin e tyre asnjë person të pavaksinuar dhe së fundmi edhe organizatorët e US Open nëpërmjet një deklarate e kanë bërë të qartë se asnjë tenist i pavaksinuar nuk mund të marrë pjesë në kompeticion.

Vetë turneu i US Open nuk ka një kërkesë për vaksinimin e tenistëve por do të respektojë vendimin e qeverisë amerikane që nuk lejon asnjë shtetas të pavaksinuar të hyjë në territorin e saj”, thuhet në deklaratën e US Open.

Nëse Djokovic mbetet jashtë turneut të US Open për shkak se nuk është vaksinuar kundër COVID-19, atëherë për serbin do të ishte hera e dytë që mbetet jashtë një turneu Slam pas atij të Australian Open në muajin janar të vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco