Asani protagonist në Europë, vjen nga stoli dhe i jep fitoren ekipit të tij në Conference League

Asani protagonist në Europë, vjen nga stoli dhe i jep fitoren ekipit të tij në Conference League

22:27, 21/07/2022

Jasir Asani vjen nga stoli dhe bëhet protagonist në Europë. Sulmuesi me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut, shënoi golin e vetëm të ndeshjes mes Kairat Almaty-t dhe Kisvardës, duke u dhënë fitoren hungarezëve në sfidën e parë të turit të dytë eliminator të Conference League.

Asani u fut në fushë në minutën e 71-të, duke zëvendësuar një tjetër shqiptar, Driton Camajn, teksa vetëm 11 minuta më vonë mori një top në zonë dhe me një rrotullim perfekt, dërgoi topin në rrjetë.

Legjitime festa e ish-sulmuesit të Partizanit, që hoqi fanellën dhe u ndëshkua me karton të verdhë, megjithatë në fund rezultoi heroi i takimit për Kisvardën, që mori një rezultat mjaft pozitiv në transfertë dhe tani e sheh veten më pranë kalimit në turin e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco