Laçi është heroik në Moldavi, merr barazimin duke luajtur një orë me 10 lojtarë

Laçi është heroik në Moldavi, merr barazimin duke luajtur një orë me 10 lojtarë

20:58, 21/07/2022

Laçi ka marrë një barazim 0-0 në Moldavi në ndeshjen e parë ndaj Petrokub Hinçeshti, në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Një rezultat që jep shpresë për kualifikimin, pasi javën tjetër do të luhet në vendin tonë, por mbi të gjitha për faktin se kurbinasit rezistuan për më shumë se një orë me 10 lojtarë.

Kartoni i kuq i Spahiut që në minutën e 27-të vuri në vështirësi të mëdha kurbinasit të cilët i lëshuan terren vendasve dhe u kthyen në mbrojtje duke parë tentativat e tyre të njëpasnjëshme drejt portës, me traversën që i shpëtoi në fundin e pjesës së parë.

E njëjta tablo u përsërit edhe në të dytën, me ekipin moldav që provoi të përfitonte nga superioriteti numerik dhe vuri disa herë në vështirësi Dajsinanin.

Por Laçi u mbrojt me forca të shumta dhe ia doli që të mbyllte në barazim pa gola këtë ndeshje të parë, duke ruajtur mundësi shumë të mira për të vazhduar më tej në turne.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco