U arrestua gabimisht nga policia, Bakayoko: Arma një metër larg, na u rrezikua jeta

U arrestua gabimisht nga policia, Bakayoko: Arma një metër larg, na u rrezikua jeta

15:17, 20/07/2022

Tiemoue Bakayoko përjetoi një skenë të frikshme në Milano. Policia po kërkonte një keqbërës dhe e ngatërroi atë me mesfushorin e Milanit. Ky i fundit iu nënshtrua një kontrolli të rreptë policor, teksa arma iu drejtuar personave me të cilët po udhëtonte.

27-vjeçari, i cili fitoi titullin kampion me kuqezinjtë, u njoh për fat nga njëri prej forcave policore, të cilët i kërkuan më pas falje për ngatërresën e bërë. Në prononcimin për GDS, Bakayoko ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Autoritetet milaneze deklaruan se ishte një gabim, se e kuptuan gafën e tyre në ato momente. Gabimi është njerëzor, nuk kam asnjë problem nga ky këndvështrim, por ishte problem për mua mënyra dhe metoda e përdorur nga policia. Mendoj se e tepruan.

Çfarë mund të kishte ndodhur nëse unë nuk do të isha një futbollist dhe ata të mos më njihnin?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco