Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Abonimet më shtrenjtë se rivalët, ‘tërbohen’ tifozët e Juventusit

Abonimet më shtrenjtë se rivalët, ‘tërbohen’ tifozët e Juventusit

20:24, 25/06/2022

Risia më e bukur e dy sezoneve të fundit në stadiumet italiane do të jetë heqja e kufizimeve e normave anti-COVID, prandaj impiantet mund të mbushen plot dhe klubet pse jo të nisin të mbushin disi arkat e tyre të zbrazëta.

Por ende pa nisur mirë, në radhët e Juventusit “tërbimi” është shumë i madh nga ana e ultrasve, pasi çmimet e abonimeve vjetore janë stratosferike, më shtrenjtë se çdo skuadër tjetër e Serisë A.

Për të ndjekur “Zonjën e Vjetër” pas portave, nevojiten 650 euro, një çmenduri nëse mendon se ultrasit e Milanit dhe të Interit do të mund ta paguajnë të njëjtin vend në “San Siro” respektivisht për 199 dhe 269 euro.

I vetmi çmim abonimi që Juventusi ka më lirë sesa Milani lidhet me prenotimin në pjesën perëndimore të tribunës qendrore: 2700 për bardhezinjtë dhe 3000 euro për “Djallin” (vetëm 2500 për Interin, në të njëjtat vende si kuqezinjtë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco