Ish-mbrojtësi i Brazilit, i është nënshtruar një operacioni në zemër

Ish-mbrojtësi i Brazilit, i është nënshtruar një operacioni në zemër

13:24, 04/06/2022

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Milan dhe Paris Saint-Germain, Alex ka bërë të ditur se i është nënshtruar një operacioni bypass koronar.

Braziliani 39-vjeçar, i tërhequr nga futbolli në vitin 2016, së fundmi iu nënshtrua një operacioni në zemër dhe lajmin e dha me anë të një videoje të postuar këtë të shtunë në rrjetet sociale nga Santos, ish-klubi i tij. Sipas mediave braziliane, “Tanku” ka dalw nga reanimacioni dhe pritet të qëndrojë nën vëzhgim edhe për disa ditë para se të kthehet në shtëpi.

“Falë Zotit jam mirë. Doja të mohoja informacionin se kam pësuar infarkt, por disa ditë më parë zbulova një problem dhe vendosëm me mjekët që do të duhej të bënim një bypass, pasi kisha katër arterie të bllokuara. Siç mund ta shihni, gjithçka shkoi mirë ”, ka shpjeguar ish-mbrojtësi brazilian në videon e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco