Vendimet/ Disiplina bën ‘kërdinë’ me gjoba dhe pezullime në Shqipëri

Vendimet/ Disiplina bën ‘kërdinë’ me gjoba dhe pezullime në Shqipëri

12:37, 04/06/2022

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet në bazë të shkeljeve të ndodhur në ndeshjet e javës së fundit në Shqipëri.

Për finalen e Kupës, Vllaznia dhe Laçi kanë marrë nga 2 milionë lekë gjobë, teksa për dëmet në “Air Albania” duhet të dëmshpërblejnë edhe kostot e ulëseve. Dënime edhe për Egnatian dhe Korabin, ndërsa trajneri i Partizanit U-19 Renaldo Kalari është pezulluar me dy ndeshje pas përplasjes me arbitrin në finalen e moshave.

Vendimet e plota:

1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

 

2. KS Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2 dhe65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 

3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1,  65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

 

KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

 

4. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

 

KF Laçi, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

 

5. KF Laçi U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

 

6. Lojtari i KF Teuta U-21, Iriglen Zaimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

7. Zyrtari i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

8. FK Partizani U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

FK Partizani U-19, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Selman Stërmasi” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

 

9. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Alban Hasani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

10. Lojtari i KF Vllaznia U-17, Markelian Guri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

11. Lojtari i FC Internacional Tirana U-17, Tedi Malaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

12. Zyrtari i FK Elbasani U-15, Arbian Tirana, për nxitjen e ekipit për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 Play-Out, kundër KF Laçi U-15, në bazë të nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

 

13. FK Elbasani U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 Play-Out, kundër KF Laçi U-15, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

 

14. Labëria Fc U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Play-Off, kundër FK Dinamo U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

 

15. Lojtari i FK Kukësi U-19, Harith Jargavani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

16. Labëria Fc U-19, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Play-Off, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër AF.Elbasani U-19, në tavolinë me rezultatin 3 – 0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe do të zbritet një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

 

17. Rrëzimin e kërkesës së KF Erzeni U-19, në lidhje me lojtarëtBesim Loci, Hasim Gjeci dhe Elvis Cezmallari si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.18. Rrëzimin e kërkesës së AF.Elbasani U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco