E mbylli me futbollin e luajtur, Ndriçim Shtubina merr post drejtues te Egnatia

E mbylli me futbollin e luajtur, Ndriçim Shtubina merr post drejtues te Egnatia

10:55, 04/06/2022

Ndriçim Shtubina i dha lamtumirë futbollit të luajtur pak ditë më parë. Futbollisti shkodran, e mbylli karrierën tek skuadra e Egnatias, aty ku luante prej dy vitesh dhe mbante shiritin e kapitenit.

Duket se eksperienca e tij ka bërë që presidenti i ekipit rrogozhinas Agim Demrozi të këmbëngul ta mbajë në skuadër, duke i ofruar postin e drejtorit teknik.

Sipas porosive të kreut rrogozhinas, do të jetë Shtubina personi që ka të drejtën ekskluzive për merkaton. Fillimisht po punohet për të afruar një trajner pas dorëheqjes së Zekerija Ramadanit. Emrat që qarkullojnë janë të shumtë. Por, te Egnatia nuk duan të nxitohen. Eksperienca e fituar këtë sezon në Superiore ka bërë që drejtuesit të punojnë në qetësi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco