Vrioni e mbyll edicionin me 'Këpucën e Artë' në Austri

Vrioni e mbyll edicionin me 'Këpucën e Artë' në Austri

23:12, 29/05/2022

Giacomo Vrioni e ka mbyllur kampionatin në Austri, me duelin mes Rapid Vienna. Tirol humbi në finalen e play-off dhe nuk do të luajë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Sot ka festuar Vrioni, pasi me 19 golat e shënuar ka marrë Këpucën e Artë në sezonin e parë të kampionatin austriak.

Lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar po aq sa Karim Adeyemi, i cili është transferuar te Borussia Dortmund për të zëvendësuar Haaland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco