Finalistët e Champions League, ja sa para fitojnë skuadrat

Finalistët e Champions League, ja sa para fitojnë skuadrat

13:35, 28/05/2022

Sonte në Paris luhet finalja e madhe e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid.

Kjo finale do të jetë edhe një lloj ripërsëritje e vitit 2018, kur Klubi Mbretëror fitoi 3-1 ndaj “Të Kuqve”.

Por sa do të marrë ekipet finaliste?

Siç zbulohet nga UEFA, finalistët e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22 do të marrin secili nga 16 milionë euro për arritjen në finale.

Për më tepër, skuadra që del fitimtare në Paria këtë të shtunë do të marrë një shtesë prej katër milionë eurosh (që e çon në një total prej 20 milionë) për t’u kualifikuar në Superkupën e UEFA-s, e cila është një finale e vetme që përballet me fituesit të Ligës së Kampionëve ndaj atij të Ligës së Evropës, e që është Eintracht Frankfurti.

 

Ndarja e parave nga secila e fazë e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22:

 

Fituesi, 20 milionë euro

 

Vendi i dytë, 16 milionë euro

 

Gjysmëfinalistët, 12 milionë euro

 

Çek-finalistët, 10 milionë euro

 

Rundi i 16-të, 8.8 milionë euro

 

Faza e grupeve, 2.1 milionë euro

 

Liverpool deri më tani kanë grumbulluar 88.7 milionë euro duke fituar të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

 

Nga ana tjetër, Real Madrid ka fituar 86.6 milionë euro pasi humbi një nga ndeshjet fazës së grupeve.

 

Këto shifra nuk përfshijnë të ardhurat nga ditët e ndeshjes apo transmetimet, që do të thotë se fitimet e tyre totale mund të kalojnë 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco