Zyrtare/ Vijojnë largimet te Skënderbeu, një tjetër lojtar ndërpret bashkëpunimin me korçarët

Zyrtare/ Vijojnë largimet te Skënderbeu, një tjetër lojtar ndërpret bashkëpunimin me korçarët

13:23, 28/05/2022

Dejan Shehi i ka dhënë fund aventurës me Skënderbeun pas vetëm 5 muajsh. Mbrojtësi 25 vjeçar u transferua në merkaton e janarit tek korçarët, por pasi këtë të fundit ranë në Kategrinë e Parë ai vendosi të largohej.

Shehi e dha lajmin për largimin nga Skënderbeu me anë të një “Story” në profilit të tij në rrjetin social “Instagram” ku shkruan fjalë lamtumire për skuadrën bardhekuqe:

Image

“Bashkëpunimi im me klubin e Skënderbeut mbyllet sot. Falenderoj drejtuesit dhe stafin për besimin. Uroj që të riktheheni sa më shpejt në majën e futbollit shqiptar. Faleminderit Skënderbeu! Do më mungoni çuna”, ishin dy postimet e Dajan Shehit.

Image

Shehi, i cili pritet të transferohet në Kosovë, aty ku kërkohet nga Gjilani, por edhe ekipe të tjera, nuk është i vetmi i larguar nga Skënderbeu, pasi më parë kanë zyrtarizuar “divorcin” edhe Leard Sadriu, Bekim Rexhepi, Zhan Viktori dhe Agnaldo Moraeshi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco