'Objektiv kemi vendin e parë në grup', Seferi: Fillim i ri për mua, do bëj maksimumin të marr besimin e Rejës

'Objektiv kemi vendin e parë në grup', Seferi: Fillim i ri për mua, do bëj maksimumin të marr besimin e Rejës

12:44, 28/05/2022

Taulant Seferi ishte protagonist absolut me Tiranën në fitimin e titullit kampion në Superligë, teksa arriti të shënon 19 gola.

Sulmuesi nga Kumanova ka marrë një ftesë nga Edi Reja për tre ndeshjet e qershorit, duke u rikthyer në kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur 8 herë. 25-vjeçari foli në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

“Kombëtarja ka bërë ndeshje të mira në mars, objektivi është që të kapim vendin e parë në Nations League. Kam parë një grup shumë të mirë këtu, kam shumë besim se do të bëjmë një hap shumë të mirë.

Jam shumë i lumtur që u shpallëm kampionë me Tiranën. Festa mbaroi pas ndeshjes, tani jam i fokusuar te kombëtarja. Jam shumë i lumtur për ftesën që mora nga kombëtarja.

Ne jemi profesionistë, nuk guxojmë të ulim ritmin, duhet të jemi maksimalisht të fokusuar dhe të përgatitur. E di se konkurrenca është e fortë këtu. Unë kam ardhur të bëj maksimumin, dua të luaj, do të bëj maksimumin për të fituar besimin e trajnerit.

Islanda? Ata duhen vlerësuar, por ne do ikim atje për tre pikë. Duam të marrim maksimumin. Të jemi të përgatitur për të marrë fitoren. E ardhmja? Është shumë herët, jam i fokusuar te kombëtarja, është herët të flasim për të ardhmen.

Kam bërë një sezon shumë të mirë, jam ndjerë mirë, jam shumë i lumtur. Kam shënuar gola, u bëra kampion. Jam shumë i lumtur edhe që ndodhem në kombëtare. Mund të bëj më shumë, ky është fillimi. Kam pasur probleme dëmtimesh, por ky është fillimi, do bëjmë gjëra të bukura.

Këtu janë të gjithë profesionistë, do jap 100% në stërvitje, dua të fitoj besimin e trajnerit. Do bëj maksimumin të marr besimin e trajnerit për të përfituar minuta. Sulmi? Trajneri zgjedh gjithmonë më të mirët, do ndihem mirë me këdo që do luaj, janë të gjithë profesionistë”, deklaroi Seferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco