Presidenti i federatës shkon të shohë Real - Liverpool, shtyhet finalja e Ligës së Kampioneve të Afrikës

Presidenti i federatës shkon të shohë Real - Liverpool, shtyhet finalja e Ligës së Kampioneve të Afrikës

10:54, 28/05/2022

Finalja e Ligës së Kampionëve të Afrikës është shtyrë me 24 orë për shkak të Presidentit të Federatës Afrikane të Futbollit (CAF) për një arsye mjaft të pabesueshme.

Al Ahly i Egjiptit dhe Wydad i Marokut do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve të Afrikës dhe ndeshja do të luhet të hënën në vend të të dielës.

Image

Përkatësisht, presidenti i CAF-it, Patrice Motsepe, sonte në Paris do ta shikojë finalen e UEFA Champions League ndërmjet Real Madridit dhe Liverpool-it dhe nuk është i sigurt se të dielën mbrëma do të kthehet në Afrikë për të ndjekur finalen e kompeticionit që udhëheq.

Për këtë arsye ai ka vendosur të shtyjë finalen e Ligës së Kampionëve Afrikan me 24 orë dhe ndeshja mes Al Ahly dhe Wydad do të luhet të hënën në orën 21:00 në stadiumin Mohammed V në Casablanca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco