Fituesit e freskët të Europa League-s promovojnë Skelën te skuadra e të rinjve

Fituesit e freskët të Europa League-s promovojnë Skelën te skuadra e të rinjve

09:43, 28/05/2022

Eintracht Frankfurt promovon Ervin Skelan te skuadra U-19. Pasi fitoi përvojë si ndihmëstrajner e më pas si trajner i parë te 17-vjeçarët, ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare është ngritur një shkallë më lart, duke u bërë pjesë e stafit të të rinjve. Sikurse njofton “Kicker”, edhe në këtë stacion 45-vjeçari fillimisht do të bëjë rolin e ndihmësit të Damir Agovic, si dhe atë të trajnerit individual dhe teknik.

“Kicker” kujton se Ervin Skela është një ish-futbollist me shumë përvojë, pasi numëron plot 75 ndeshje me Shqipërinë. Mes viteve 2001-2004 ka qenë pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit, që vetëm pak ditë më parë fitoi trofeun e Europa League-s.

“Ervin Skela është një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin e lojtarëve tanë, si në aspektin e futbollit ashtu edhe në mësimin se çfarë do të thotë të luash për Eintracht Frankfurt”, deklaroi Alexander Richter, drejtues i Eintracht Frankfurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco