Vllaznia nuk ka fituar asnjë ndeshje në këtë sezon ndaj Egnatias, Josa do të parën

Vllaznia nuk ka fituar asnjë ndeshje në këtë sezon ndaj Egnatias, Josa do të parën

12:47, 20/05/2022

Në javën e parafundit të Abissnet Superiore, që do të luhet këtë të shtunë në orën 17:00, Vllaznia do të ndeshet me Egnatian në “Loro Boriçi”, ku do të kërkojë tri pikët për të siguruar sa më shpejt një vend në Europë.

Kjo përballje do të jetë dhe takimi ku trajneri Mirel Josa do të debutojë në krye të skuadrës shkodrane.

Josa beson se ndaj rrogozhinasve do të merret rezultat pozitiv, duke qenë se tashmë skuadra e Zekirija Ramadanit është duke u përgatitur dhe është më shumë e fokusuar për takimin e play-out, që do të vulosë edhe fatin e Egnatias për sezonin e ardhshëm, qëndrimin në Superiore apo rrëzimin në Kategorinë e Parë.

Sa ka ndryshuar Vllaznia nga ndeshja me Tiranën deri të ardhja juaj?

Nuk e kam ndjekur shumë ndeshjen me Tiranën, por normale që situata psikologjike pas çdo humbje nuk është e mirë. Varet për çfarë kanë qenë përgatitur lojtarët më përpara dhe për çfarë ka qenë e interesuar. Unë mund të them që me pësimin e golave të shpejtë lojtarët kanë pasur njëfarë goditjeje dhe se kanë marrë veten.

Unë s’mund të them se çfarë na ndodhi ne kështu për shkak të vazhdimësisë sepse nuk e kanë pritur, duhet të kenë pritur një Tiranë më tolerante, një Tiranë më pak të interesuar për pikët më tepër kjo mund të ketë qenë dhe në këto situata mblidhet shpejtë vetja qoftë nëse ndryshohet trajneri, por edhe nëse do të vazhdonte trajneri që ishte, mund të mblidhet vetja.

Ndeshja me Egnatian...

Ndeshja me Egnatian është e vështirë, për më tepër që ndaj kësaj skuadre Vllaznia nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Ajo është duke menduar për ndeshjen e play-out, por për ta përgatitur atë ndeshje duhet të jetë e fokusuar dhe prandaj besoj se do të vijë të luajë lirshëm në Shkodër. Ka dhe cilësi brenda, kam respekt për Egnatian, pasi po nuk respektove kundërshtarët nuk ke respektuar punën tënde.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco