Manchester City kompletohet për ndeshjen e fundit të Premier League, kthehen dy lojtarë të rëndësishëm

Manchester City kompletohet për ndeshjen e fundit të Premier League, kthehen dy lojtarë të rëndësishëm

11:28, 20/05/2022

Pep Guardiola ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjes së fundit të sezonit kundër Aston Vilës të dielën në “Etihad”.

Dy mbrojtësit, për të cilët trajneri kishte deklaruar se e kishin mbyllur sezonin, Kajl Uoker (dëmtim në kavilje kundër Realit më 4 maj) dhe Xhon Stons (pësoi një dëmtim muskulor në gjysmëfinalen e parë kundër Realit më 26 maj) janë rikthyer në stërvitje përpara pritshmërive dhe do të jenë gati për sfidën e fundit të Premier Ligës, e cila do të vendosë fatin e titullit kampion.

Manchester City kryeson +1 nga Liverpooli dhe duhet të fitojë të dielën për të festuar titullin e katërt kampion në pesë vitet e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco