Gjest për t'u vlerësuar, ultrasit e Romës me komunikatë për finalen e Conference League: Tregoni respekt për...

Gjest për t'u vlerësuar, ultrasit e Romës me komunikatë për finalen e Conference League: Tregoni respekt për...

13:41, 15/05/2022

25 maj 2022 është një datë e veçantë për skuadrën e Romës. Verdhekuqtë rikthehen të luajnë në në një finale europiane pas plot 31 vitesh, teksa në stadiumin Air Albania të Tiranës do të sfidojë holandezët e Feynoord për trofeun e Conference League.

Roma në këtë ndeshje do të kenë edhe mbështetjen e një numri të lartë tifozësh që do të udhëtojnë nga Italia, teksa kërkesat për një biletë në tribunat e Air Albania janë të jashtëzakonshme. Por, teksa përgatiten për një transfertë madhështore, ultrasit e romës nëpërmjet një komunikate kanë bërë të qartë edhe rregullat që duhet të ndjekë secili prej anëtarëve.

Një nga pikat që tërheq më së shumti vëmendjen është ajo ku theksohet se tifozët duhet të respektojnë qytetin që i mirëpret, pra Tiranën. Ndër të tjera, ultrasit e Romës kërkojnë anëtarët të jenë korrektë në stadium dhe jashtë impiantit.

Rregullat:

1/ Shmangi shëtitjet të vetëm ose në grupe të vogla.

2/ Mos merrni flamuj ose pankarta personale. Materialet do t’ju ofrohen në vend.

3/ Vendi i takimit nga ku do të nisemi për në stadium do t’ju komunikohet në vazhdim.

4/ Tregoni respekt për qytetin që ju mirëpret.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco