VIDEO/ Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, lojtarët goditen me grushta, në fushë zbresin edhe tifozët

VIDEO/ Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, lojtarët goditen me grushta, në fushë zbresin edhe tifozët

12:54, 15/05/2022

Erzeni U19 triumfoi me rezultatin e thellë 8-1 ndaj bashkëmoshatarëve të tyre tëLabwrisë, në sfidën play-off për ngjitjen në Superligë për këtë kategori. Kur luhej minuta e 64-rt të takimit dhe rezultati në tabelë  ishte 4-1 për shijakasit, një përleshje masive mes lojtarëve të të dyja skuadrave u regjistrua në fushën e lojës.

Pjesmarrës në përleshje nuk ishin vetëm futbollistët, pasi  në fushë zbritën edhe prindërit dhe tifozët. Arbitrat kanë marrë masat e duhura, me ndeshjen që për disa minuta u ndërpre.

Gjithçka më pas ka vijuar, ndërsa edhe njëherë në futbollin tonë rikthehet dhuna e prodhuar për garë sportive në fushë. Pas sfidës ka reaguar edhe klubi i Erzenit, që ka dënuar ngjarjen dhe ka dhënë versionin e vet të ngjarjes.

Reagimi:

Futboll klub Erzeni shpreh indinjaten e tij per dhunen e ashper te futbollisteve te ekipit Laberia under 19 dhe jo vetem ,ndaj lojtareve te ekipit under 19 Erzeni.

Ne minuten e 64 ‘ te ndeshjes ndersa rezultati ishte 4:1 per Erzeni U19 dhe loja ishte shume e qete dhe e menaxhuar mjaft mire nga gjyqtaret ,ne nje nderhyrje per te marre topin te futbollistit te Erzenit ,2 lojtare te Laberise te zemeruar per gjithçka qe kishte shkuar keq shfryjne nervat duke goditur dhunshem lojtaret tane ,me pas drejt tyre vershon i tere grupi duke derdhur zemerimin mbi lojtaret tane.

Situata del nga kontrolli dhe ne fushe nderhyne stafet dhe security per te vene rregull.

Pas incidentit ,lojtaret e Erzenit terhiqen ne pankinen e tyre ,ndersa ata vlonjate insistojne me fyerje ne distance.

Klubi i futbollit Erzeni e vlereson sjelljen e lojtareve te ekipit under 19 ,si profesionale dhe etike dhe deshiren ,grinten,disiplinen ,sakrificen dhe bindjen e tyre ne fushe per te luajtur futboll dhe vetem futboll.Ne duam qe futbollistet tane te jene te pergatitur per te sfiduar ndershmerisht kundershtaret vetem ne cilesi futbolli duke shpresuar ne seleksionimin e individeve te nivelit qe kerkon futbolli modern.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco