Juventusi e ka seriozisht, takim të hënën për transferimin e Pogba

Juventusi e ka seriozisht, takim të hënën për transferimin e Pogba

22:35, 14/05/2022

Paul Pogba është një objektiv i Juventusit. Nëse ndokush kishte menduar se është vetëm zhurmë mediatike, ka gabuar.

Një hap konkret i bardhezinjve së fundmi, pasi Gianluca Di Marzio raporton se të hënën do të ketë një takim të drejtuesve bardhezi me përfaqësuesit të mesfushorit.

Nga ky takim do të kuptohet më shumë nëse palët mund të arrijnë në një marrëveshje. Momentalisht PSG dhe Manchester United i kanë bërë ofertë më të mirë kampionit të botës.

Oferta e Juventusit është e ulët. Klubi nga Torino do të mundohet ta bindë duke e bërë atë një figurë qendrore në projektin e tyre.

Gjithashtu do të përdoret edhe lidhja që Pogba ka me fanellën dhe qytetin, pasi në të shkuarën ka luajtur dhe ka treguar edhe formën më të mirë sportive, çka bëri që edhe “Djajtë e kuq” të paguanin 105 milionë euro për kartonin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco