Holandezët zgjedhin Durrësin/ Ekipi i Fejnord do akomodohet në bregdet bashkë me tifozët

Holandezët zgjedhin Durrësin/ Ekipi i Fejnord do akomodohet në bregdet bashkë me tifozët

22:32, 14/05/2022

Finalja e Conference League që pritet të mbahet më 25 maj në Tiranë pritet të sjellë në Shqipëri një fluks të shtuar të tifozërive të Romës dhe Fejnordit.

Akomodimi i tifozëve të shumtë pritet të ndodhë jo vetëm në hotelet që ndodhen në kryeqytet por edhe në Durrës.

Bëhet me dije se edhe në Durrës një pjesë e hoteleve nuk kanë më dhoma në dispozicion për datat 24-25 maj, ndërsa hotele të tjera janë në rezervim e sipër.

”Faktikisht në këto data siç edhe pritej kemi pasur shumë rezervime. Datën 25 e kemi të mbyllur me rezervime, por edhe data 24 ka shumë interes dhe në këto dy data ne jemi plot, ashtu siç dhe kemi pritur“, tha Flavio, menaxher hoteli.

”Situata është shumë e mirë. Hoteli është komplet i rezervuar, 120 dhoma, nga skuadra e Feynoord–it, familjarët dhe shoqëria e tyre. Është një grup që ka rezervuar të gjithë hotelin. Ne kemi privilegjin të akomodojmë futbollistët dhe njerëzit e tyre. Të gjithë hollandezë”, shprehet Blerim Norja, administratori i hotelit.

Tifozëria që akomodojnë duket se do të diktojë dhe preferencat e strukturave hoteliere për skuadrën fituese të kësaj finaleje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco