Superiore/ Java e 25-të nis këtë të shtunë, spikat dueli mes Vllaznisë dhe Tiranës

Superiore/ Java e 25-të nis këtë të shtunë, spikat dueli mes Vllaznisë dhe Tiranës

09:54, 12/03/2022

Kategoria Superiore do të ngrejë sot siparin e javës së 25-të, teksa do të luhen dy ndeshje.

Në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana.

Shkodranët e Thomas Brdariç kërkojnë suksesin për të qenë në zonën Europiane, ndërsa bardheblutë kryeqytetas kërkojnë “arratisjen” në krye.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet ndeshja Partizani-Egnatia.

Të kuqtë e Dritan Mehmetit kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ndërsa rrogozhinasit e Zekerija Ramadanit duan një fitore të artë për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco