'Sot fitoi futbolli'/ Fjalët e para të Krenar Alimehmetit: Detyrë e vështirë, por do të bëj më të mirën

'Sot fitoi futbolli'/ Fjalët e para të Krenar Alimehmetit: Detyrë e vështirë, por do të bëj më të mirën

18:33, 24/01/2022

Krenar Alimehmeti është zgjedhur kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë. Alimehmeti mori mbështetjen e 44 delegatëve dhe vetëm dy prej tyre votuan për Prodanin, ndërsa dy të tjerë nuk ishin të pranishëm.

Në një deklaratë për mediat, Krenar Alimehmeti, falënderoi votuesit dhe premtoi se futbollit do i rikthehet energjia e munguar.

"Duke falënderuar te gjithë votuesit,i bej me dije te gjithë opinionit te futbollit se do jap më të mirën e mundshme nga ana ime.

Duke qenë se jam dhe njeri i sportit, e ndjej qe kam akoma energji dhe forcë për t'i dhënë me shumë futbollit, aq më tepër futbollit të Tiranes. Për mua është një detyrë e vështirë por plotësisht e suportueshme, për të gjithë ata që më votuan dhe jo vetëm.

Shpresoj te kem bere zgjedhjen e bukur, sepse sot ka fituar futbolli", përfundoi kryetari i ri i Shoqatës së Futbollit në Tiranë.

Alimehteti mori mbështetjen e 44 delegatëve dhe vetëm dy prej tyre votuan për Prodanin, ndërsa dy të tjerë nuk ishin të pranishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco