Sheikët nuk ndalen, pranë firmës me yllin e Manchester United

Sheikët nuk ndalen, pranë firmës me yllin e Manchester United

17:17, 24/01/2022

Skuadra e Sheikëve të Newscastle është një nga ekipet më aktivë në këtë merkato. Qëllimi i drejtuesve është përforcimi i skuadrës me elementë cilësorë që të bëjnë diferencën, që të arrijnë edhe mbijetesën në Premier League.

Dy afrimet e “Laraskave” në këtë merkato janë Trippier dhe Wood,  ata synojnë të afrojnë në skuadër, një tjetër lojtar cilësor, që e ka treguar veten në kampionatin anglez.

Newcastle kërkon që të transferojë në “St James’ Park” Jesse Lingard brenda këtij muaji dhe po negociohet fort si me agjentët e lojtarit edhe me Manchester United, që futbollisti të vijë të paktën deri në fund të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco