Shehi flet para ndeshjes me Partizanin: Derbi ka specifikë të veçantë, duhet ta fitojmë për shumë arsye

Shehi flet para ndeshjes me Partizanin: Derbi ka specifikë të veçantë, duhet ta fitojmë për shumë arsye

11:27, 22/12/2021

Orges Shehi, i përmbajtur para derbit me Partizanin, që do të zhvillohet në “Air Albania”. Trajneri i bardhebluve është i shqetësuar nga gjendja e dy lojtarëve për shkak të virozave, veçanërisht e Ismajlgecit, aktivizimi ose jo I të cilit do të vendoset në momentin e fundit.

“Situata me Covidin? Kemi probleme me virozat, me Ismajlgecin dhe Taulant Seferin. Situata e Ismajlegecit është më serioze, do të presim deri në momentin e fundit. Për më tepër që Përgjoni është i dëmtuar.”

Derbi duhet fituar: “Çdo ndeshje është e vështirë, dihet që derbi ka specifikë të veçantë, nuk merren parasysh pozicionet e skuadrave. Fitorja në derbi ndryshon situatat, është një ndeshje që të gjithë presin me padurim. Jemi në një moment të mirë dhe shpresoj t’u bëjmë një dhuratë tifozëve dhe vetes për të shkuar me moral të lartë me pushime. Futbolli është provim javë pas jave. Nesër, kemi provim në derbi, ndeshje që duhet ta fitojmë për shumë arsye, për pozicionin që kemi dhe traditën. Çdo futbollist duhet të japë më shumë se maksimumin e tij.”

Rëndësia e episodeve: “Derbi është ndeshje që vendoset edhe nga episodet. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar. Fitorja duhet të vijë me lojë, duhet të prodhojmë lojë për të marrë rezultat. Për trajnerët është lehtë, sepse lojtarët karikohen vetë. Ne mundohemi që të mos na rrëmbejë emocioni. Duhet të jemi të përqendruar në fushën e blertë dhe të mos na marrë euforia apo të ndikohemi nga tifozët.”

Partizani vlerësohet nga organika: “Faza e para, me momentin ku jemi, ndryshon. Rasti konkret është Partizani, ata mendojnë që duhet të kishin më shumë pikë. Medoj se çdo skuadër ka marrë pikët që ka merituar. Partizani në çdo situatë të krijon vështirë edhe për shkak të traditës. Meriton respekt, nuk duhet të mendojmë për pikët që ka, por për organikën që ka.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco