Milani me shumë mungesa ndaj Empolit

Milani me shumë mungesa ndaj Empolit

16:09, 21/12/2021

Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen e nesërme të Milanit kundër Empolit.

Sulmuesi 40-vjeçar suedez është përjashtuar nga ndeshja për shkak të një dëmtimi në gju, duke reduktuar më tej opsionet e Piolit përpara për ndeshjen e nesërme kundër skuadrës toskane.

Duke folur për gazetarët në një konferencë për shtyp më herët gjatë ditës së sotme, trajneri italian theksoi se Ibrahimovic dhe Rafael Leao do të mungojnë. “Ai nuk do të jetë atje nesër, ai do të kthehet kundër Romës. Ibrahimovic nuk do të jetë atje nesër për shkak të lëndimit në gju”, deklaroi ai.

Gjërat janë më pozitive për kapitenin Alessio Romagnoli. “Ai është mirë mendërisht dhe fizikisht. Ai është një lojtar i fortë”.

Pioli vuri në dukje rëndësinë e mbrojtësit të huazuar Alessandro Florenzi, duke detajuar se si “ai është një lojtar shumë i dobishëm, është inteligjent, gjithashtu po bën mirë fizikisht. Ai është një lojtar i rëndësishëm që mund të na japë një shtytje të madhe”.

Trajneri i Milanit konfirmoi se Theo Hernandez po ndihet më mirë tani dhe sugjeroi që ai të luajë kundër Empolit. “Theo është bërë më i kompletuar, tani ai e bën më mirë edhe fazën e mbrojtjes. Ai na jep shumë në anën sulmuese. Ai është më mirë, shpresoj që nesër të jetë në gjendje të mirë”.

Kuqezinjtë janë aktualisht në mes të një krize lëndimesh, me gjashtë lojtarë tani jashtë – Simon Kjaer, Davide Calabria, Ante Rebic, Leao, Pietro Pellegri dhe tani Ibrahimovic të gjithë jashtë fushës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco