A do të marrë drejtimin e PSG-së? Ish-krahu i djathtë i Zinedine Zidane i përgjigjet thashethemeve

A do të marrë drejtimin e PSG-së? Ish-krahu i djathtë i Zinedine Zidane i përgjigjet thashethemeve

12:35, 21/12/2021

Në një intervistë për Marca , ish-asistenti i Zinedine Zidane në Real Madrid, David Bettoni foli për mundësinë që ish-bashkëlojtari i tij (AS Cannes) të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain në vend të trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino.  Sipas ish-mesfushorit 50-vjeçar, kampioni i botës 1998 nuk mendon të gjejë një sfidë të re për momentin, por nuk është kundër idesë për t'u përfshirë nëse projekti i duket interesant.

 

“Nuk e di, nuk kam folur vërtet për destinacionin e tij të ardhshëm. Ai tha se do të bënte një vit pushim. E njoh shumë mirë Zizoun dhe ai nuk e mendon këtë, e di që është me familjen e tij dhe kur të jetë gati do të dëgjojë ofertat dhe do të shohim se me kë do të firmosë. Mendoj se  është i hapur për çdo gjë dhe se ai do të vendosë nëse klubi është i duhuri për të, nëse ka diçka që nuk i pëlqen, nëse është konkurrues. Ka shumë faktorë dhe ne duhet të shohim në fund të sezonit se kë ekip do të marrë” , tha Bettoni për të përditshmen spanjolle.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco