Me Conten në stol, Tottenhami merr barazimin e parë në Premierligë

Me Conten në stol, Tottenhami merr barazimin e parë në Premierligë

17:44, 07/11/2021

Rikthimi i Antonio Contes në Premier League nuk rezultoi tërësisht pozitiv, pasi Tottenhami i tij nuk shkoi dot përtej një barazimi pa gola në transfertën ndaj Evertonit në “Goodison park”.

Në një nga ndeshjet më spektakolare të javës në Premier League, londinezët patën më shumë iniciativë dhe kontroll topi, megjithatë nuk u shfaqen rrezikshëm dhe kjo shpjegohet edhe me faktin që nuk bënë asnjë gjuajtje në portën e Pickford.

Në minutat e fundit Evertoni mbeti me 10 futbollistë, pasi arbitri i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit Holgate, pas referimit të rastit nga VAR, megjithatë Tottenhami nuk përfitoi për të marrë fitoren.

Ky ishte barazimi i parë i Tottenhamit në këtë sezon të Premierligës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco