Daja i gëzohet fitores së parë të Partizanit: E vuanim mungesën e rezultateve, të dalim nga ai moment!

Daja i gëzohet fitores së parë të Partizanit: E vuanim mungesën e rezultateve, të dalim nga ai moment!

16:20, 07/11/2021

Tetë javë priti Partizani për të fituar ndeshjen e parë sezonale në Superiore.

Suksesi 0-2 përballë Kastrioti gëzon trajnerin Ilir Daja, i cili analizoi takimin dhe gjendjen e ekipit të tij në prononcimin e dhënë për Supersport.

“Kemi thënë që e kemi çuar veten në krizë rezultatesh, kemi menduar që ta marrim të gjithë përgjegjësinë. E gjithë fitorja shkon për djemtë, kishim një transfertë të vështirë, Kastrioti ka një ekip që bën mirë të dy fazat, është e vështirë t’u shënosh atyre.

Na jep kohë për t’u rikuperuar pushimi si pasojë e ndeshjeve të kombëtares. Kjo mund të jetë një pikë kthese, e kemi pritur fitoren edhe më para. Sot gjëja më e mirë ishte trepikëshi.

Partizan agresiv? Primare sot ishin variantet taktike dhe manovrat, lojtarët kishin dëshirë dhe sakrificë për ta fituar këtë ndeshje.

Përtej lojtarëve, fitorja shkon edhe për tifozët, ishin të shumtë. Le të dalim nga ky moment të gjithë bashkë. Të gjithë e kemi vuajtur mungesën e rezultateve.

Pati një lloj çlirimi, i lashë pushim ditën e nesërme. Ajo që do ndryshonte situatën do ishte shpirti i skuadrës, siç ndodhi sot ndaj Kastriotit.

Duhet të kishim shkuar më shpejt te goli i qetësisë, mund të kishim realizuar golin e qetësisë siç na rrezikuan ata.

Hoxha? Albani ka një frakturë të dorës. Teqja na ka mbrojtur portën. Urojmë të kthehet sa më shpejt Albani, por duhen vlerësuar edhe dy ndeshjet e mira të Teqjes”, deklaroi trajneri i Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco