Tottenham shkarkon trajnerin, drejtuesit nisin kontaktet me Antonio Conten

Tottenham shkarkon trajnerin, drejtuesit nisin kontaktet me Antonio Conten

11:15, 01/11/2021

Trajneri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo, shkarkohet zyrtarisht nga detyra si trajner i Tottenhamit. Vendimi u mor për shkak të rezultateve të dobëta që kulmuan me humbjen 0-3 përballë Manchester United.

Londinezët janë në një situatë delikate edhe në Ligën e Konferencës, pasi kanë vetëm 4 pikë dhe janë të tretët në grup.

Fillimi i keq i sezonit nuk kishte krijuar dyshime për punën e trajnerit, por loja e shëmtuar ndaj “Djajve të Kuq” dhe reagimi i publikut kanë bërë që situata të shpërthejë.

Sergio Conceiçao, trajneri i Portos, është ai që i pëlqen më shumë bordit për të zëvendësuar Nunon. Në listë është edhe bashkatdhetari i tij, Paulo Fonseca.

Në Angli është raportuar se drejtuesit e Tottenhamit tashmë kanë kontaktuar Antonio Conten.

Klubi anglez provoi nënshkrimin e tij verën e kaluar, por trajneri italian e refuzoi ofertën.

Conte është gjithashtu i interesuar për të marrë drejtimin e Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco