Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Kjaer i lumtur në Milano, por rinovimi është shumë larg

Kjaer i lumtur në Milano, por rinovimi është shumë larg

19:12, 06/10/2021

Ai është bërë një nga pikat e forta të Milanit të Piolit, por përfundimi i kontratës në qershor 2022 detyron bordin sportiv të Rossinerëve të lëvizin paraprakisht për të shmangur përsëritjen e disa situatave të pakëndshme të së kaluarës së afërt.

Simon Kjaer ka folur për pensionimin me kombëtaren e Danimarkës si edhe për të ardhmen e tij me klubin: “A jam me afër rinovimit me Milanin? Jo, por jam akoma jashtëzakonisht i lumtur që luaj me “kuqezinjtë”.

Mbrojtësi më pas shtoi: “Kam kaluar kaq shumë momente në futboll sa nuk përqëndrohem në këtë aspekt. Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe të shijoj jetën në Milano. Klubi e di mendimin dhe pozicionin tim në këtë drejtim dhe kur të dëshirojë të zgjidhë këtë çështje ata e dinë se mund të telefonojnë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco