Lajmi i fundit

Kauzat fitohen me qëndresë/ Këlliçi: Të premten, ora 11:00 sërish në protestë para Bashkisë Tiranë

Abramovic rikthehet në Londër, merr fund pritja 3 vjeçare

Abramovic rikthehet në Londër, merr fund pritja 3 vjeçare

18:48, 06/10/2021

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç është rikthyer në Londër pas një mungese prej 3 vitesh për shkak të problemeve me vizën.

Miliarderi rus ka siguruar një pasaportë izraelite që e lejon të hyjë në Angli pa vizë duke u afruar sërish në klubin e tij. Për 3 vite, londinezët kanë qenë në menaxhimin e asistentes së Abramoviç, Marina Granovskaia e cila e ka ngritur klubin në një nivel tjetër me aftësitë e saj menaxhuese.

Rusi ka udhëtuar për arsye familjare, por në axhendën e tij janë disa takime me drejtues të klubit sa i përket të ardhmes. Parimore do të jetë rinovimi i kontratës me mbrojtësin gjermane, Rudiger, si dhe një mundësi e mundshme për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Juves, Mathijs De Ligt.

Lajmi ka bërë xhiron e mediave angleze, pasi Abramoviç nuk lejohej të hynte në Angli, por e ka gjetur sërish mënyrën për të qenë pranë klubit që e ngriti në majën e Europës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco